×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kosova, një destinacion i ri për turistët nga Malta: Bashkëpunimi mes Sharr Travel dhe autoriteteve malteze

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Kompania më e madhe turistike në Kosovë, “Sharr Travel” me pronar, Ruzhdi Kurtishaj u ka mundësuar vizitën e grupit të parë të turistëve nga Malta në Kosovë, kjo si pjesë e një iniciative të re për promovimin e destinacioneve mes dy vendeve.

    Pronari i kompanisë gjigande “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj këtë nismë e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Kosovë dhe rajon.

    “Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë dhe një respekt i madh për ambasadoren e nderuar që ka vizituar ‘Sharr Travel’. Kompania jonë është më e madhja në promovimin e turizmit, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Siç po shihni, kemi edhe grupin e parë nga Malta, i cili do të qëndrojë për shtatë net në Kosovë. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, theksoi ai.

    Kurtishaj deklaroi se kompania po punon intensivisht për krijimin e paketave turistike për Maltën, duke synuar shkëmbime të rregullta turistike mes dy vendeve.

    Tutje, ai theksoi se edhe qytetarët e Kosovës do të kenë oferta në “Sharr Travel” për ta vizituar Maltën.

    “Ne kemi mbi 50 të punësuar dhe një flotë moderne autobusësh. Qëllimi im është që gjithë këtë punë që kemi bërë për turizmin rajonal ta orientojmë drejt turistëve të huaj që vijnë për të vizituar Kosovën. Jemi në proces të krijimit të paketave turistike për Maltën; ky është vetëm grupi i parë dhe do të kemi vazhdimisht vizitorë nga Malta gjatë muajve prill, maj dhe qershor, por edhe në shtator, tetor dhe nëntor. Njëkohësisht, do të organizojmë vizita edhe për qytetarët e Kosovës që duan të eksplorojnë Maltën”, u shprehet ai.

    Derisa, ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante ka shprehur rendësin e këtij bashkëpunimi me “Sharr Travel”.

    Ajo ka deklaruar se turizmi ëshë shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.

    “Ajo që po bëni është shumë e rëndësishme, sepse për Maltën është shumë e rëndësishme të ketë turizëm hyrës dhe gjithashtu dalës. Pra, ju po e promovoni vendin tonë dhe ne po ju promovojmë ju. Kështu që është një bashkëpunim shumë fantastik dhe shpresojmë që të ketë më shumë bashkëpunim mes dy vendeve në këtë aspekt, sepse turizmi është shumë i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Maltën”, deklaroi ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë për shkak të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga deputetët e këtij subjekti për konstituimin e Kuvendit. Në një postim në...
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.