Basketbollistet tona e kanë filluar fazën intensive të përgatitjeve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.
Njëherësh kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik 2021, përcjell FrontOnline.
Kosova është në grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra./FrontOnline/