Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025.
Në bazë të shortit, Kombëtarja e Kosovës U-19 është vendosur në Grupin e 12-të, së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë.
Turneu kualifikues për këtë grup do të zhvillohet në Norvegji më 8, 11 dhe 14 tetor 2025, njofton FFK-ja përmes një postimi në Facebook.
Nga ana tjetër, Kombëtarja U-17 e Kosovës do të luajë në Grupin e 6-të, ku do të përballet me Austrinë, Irlandën dhe Ishujt Faroe.
Turneu i kësaj grupmoshe do të organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ndërsa datat e ndeshjeve do të caktohen së shpejti. /Klankosova.tv