Kosova do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror në xhudo pa dy yjet Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka.
Lajmin në fjalë e ka konfirmuar Federata e Xhudos e Kosovës, shkruan FrontOnline.
Kjo për shkak se xhudistët elitarë janë duke u përgatitur për LO “Tokio 2020”.
Ndryshe, Kampionati Botëror në Budapest të Hungarisë do të mbahet nga 6 deri më 13 qershor.
Në këtë kompeticion, Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë, Nora Gjakovën deri 57 kilogramë, Flaka Loxhën deri 57 kilogramë, Laura Fazliun deri 63 kilogramë dhe Akil Gjakovën në kategorinë deri 73 kilogramë./FrontOnline/
https://www.facebook.com/watch/?v=3758539157591734