×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova merr masa mbrojtëse antidamping ndaj disa kompanive serbe

    FrontOnline
    08 Tetor 2021

    Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë që sot i kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia.

    “Sot më 8 tetor, kemi marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia. Njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Vendimi tjetër cakton masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia”.

    Hajdari në një konferencë për media ka thënë që të dy vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës me ligjin për masat antidamping.

    “Vendimeve u kanë paraprirë hetimet e ndara dhe analizat e mirëfillta të departamentit të tregtisë i cili ka vepruar sipas kërkesave të prodhuesit vendor. Fillimi i hetimeve është mbështetur veçanërisht në propozimin e komisionit për vlerësimin e detyrimeve të veçanta në importe. Hetimet kanë konfirmuar se produktet në fjalë shiten me çmim më të ulët  në tregun e Republikës së Kosovë sesa më tregun e brendshëm të Serbisë si vend i origjinës”.

    Hajdari ka theksuar se më 24 shtator të këtij viti, kanë dërguar letër në CEFTA për përfaqësimin e vendit pa ndërmjetësimin e UNMIK-ut./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme21 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar  Marco Rubio për konfirmimin e tij unanim si Sekretar i Shtetit i 72-të i Shteteve...
    Lajme21 Janar 2025
    Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti i ka pasur dyert e mbyllura në SHBA. Kjo deklaratë ka...
    Lajme20 Janar 2025
    Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me reshje të herëpasherhsme, lokale shiu, shqote e bore....
    Të tjera
    Vip20 Janar 2025
    Stresi ka diskutuar me banorët teksa bashkë ishin duke ngrënë darkë. Ai u shpreh se ka shumë për të diskutuar me Vullnetin,...
    Lajme20 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje ngritjen e zërit nga ana e...
    Lajme20 Janar 2025
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas zgjedhjes së Presidentit Trump, president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka...
    Zgjedhjet 202520 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar se kudo në Malishevë ka puls për fitore të PDK-së. ''Drenoc, Vërmicë, Balincë, Llozicë dhe...
    Zgjedhjet 202520 Janar 2025
    Ferat Shala, kandidat i PDK-së, ka qëndruar në Fushticë të Ulët të Drenasit ku është pritur nga qytetarët. Postimi i tij: Rrugëtimi...
    Zgjedhjet 202520 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë fushatës në Gjilan ka theksuar problemet që sipas tij ia kanë pamundësuar përfundimin e autostradës për Gjilan. Për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.