Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja nisi shumë mirë për Dardanët, që arritën të shënonin që në start.
Fillimisht ishte Edon Zhegrova që në minutën e dytë që provoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi shkoi mbi portë.
Albion Rrahmani vjedh një top nga mbrojtja, pason te Vedat Muriqi, i cili me të parën gjen Muharrem Jasharin në zonë për të shënuar për 1-0.
Pas golit për disa minuta ndeshja nuk prodhoi shumë gjëra, me lituanët që kërkonin golin nga kundërsulmet.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi, provoi një herë me kokë dhe rrezikoi, por paraprakisht kishte shkaktuar faull.
Në fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e Muharrem Jashari, nga VAR u konsiderua si e rrezikshme, duke e përjashtuar nga loja mesfushorin.
Pjesa e dytë iu takoi mysafirëve, pasi Dardanët hasën në vështirësi shkaku i një lojtari më pak në fushë.
Por në pjesën e dytë, rastin e parë e kishte Kosova, kur Vedat Muriq, gjuajti me kokë në minutën e 53-të, por portieri priti me mund.
Në minutën e 65-të, në dy raste, Lituania iu afrua golit me Paulius Golubickas dhe Vykintas Slivka, rrezikojnë, por Aro Muric në vend.
Pas tre minutash Slivka kishte rastin të mirë në ndeshje, ku ai gjuan bukur me kthim, por Arijanet Muric bën pritje të madhe.
Në minutën e 72-të, Gvidas Gineitis, goditi dy herë shtyllën, duke ia rrezikuar fitoren Dardanëve.
Në dhjetë minutat e fundit, Kosova arriti ta menaxhojë mirë lojë dhe mori fitoren e katërt.
Rumania është lider me 15 pikë, ndërsa Kosova e mbyll si e dyta me 12 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga UEFA. /Telegrafi/