×
  • Sport
  • Sport

    Kosova me mungesa të shumta në ndeshjet e nëntorit

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar sot në Durrës në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e muajit të nëntorit, miqësores me Shqipërinë më 11 nëtor dhe ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë (15 nëntor) dhe Moldavisë (18 nëntor).

    Për këto ndeshje Kosovën nuk do ta ndihmojnë Milot Rashica e Leart Paqarad, që nuk janë lejuar nga klubet t’i bashkohen përfaqësueses, pasi duhet të karantinohen kur të kthehen në Gjermani, njofton FFK-ja.

    Po ashtu do të mungojë shkaku i lëndimit edhe Florent Muslija, ndërsa Benjamin Kololli është i suspenduar për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Greqisë, suspendim që vlen për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Është vendosur që ai mos të ftohet as në miqësore ndaj Shqipërisë, për shkak të një lëndimi të vogël që pësoi ndaj Zurichut.

    Në miqësore ndaj Shqipërisë ndërkohë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca. Valon Berisha ka probleme me shpinë, por ai do t’i bashkohet përfaqësueses në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Voca ndërkohë ka marrë një lëndim dje dhe do të shikohet nëse do të rikuperohet për t’u përfshirë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    Kosova stërvitjen e parë e zhvillon sot nga ora 19:00.

    Nga Rubrika
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring. Boksieri serb është mposhtur të...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Me më pak se një javë deri në hapjen e merkatos së transferimeve të janarit, të gjitha sytë janë te Marcus Rashford...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Arabia Saudite e ka ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034, i cili do të mbahet në këtë vend. Media...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.