×
  • Sport
  • Sport

    Kosova mbyll kualifikimet me humbje nga nënkampionia e botës

    FrontOnline
    02 Maj 2021

    Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas të Suedisë, Kombëtarja jonë është përballur me nënkampionen në fuqi të botës, Suedinë.

    Suedia me lojë të shpejtë dhe të fortë në mbrojtje ka arritur te fitorja e lartë, 39:16. Vendasit herët filluan shkëputjen në rezultat dhe epërsia e tyre sa shkonte e rritej, përcjell FrontOnline.

    Djemtë tanë përkundër përpjekjeve maksimale kanë pasur telashe për të thyer mbrojtjen e fuqishme të Suedisë dhe për të ndalur sulmet e shpejta të suedezëve.
    Valon Dedaj e Luigj Quni ishin më efikasët te Kosova me nga 4 gola. Te Suedia më efikasi ishte Niclas Ekberg me 9 gola.

    Humbja në Suedi megjithatë nuk zbeh një kampanjë të suksesshme të Përfaqësueses tonë.

    Fitorja historike me Rumaninë dhe barazimi në Prishtinë me këtë Kombëtare, janë hap i rëndësishëm për Kosovën. Ndërkohë kemi zhvilluar edhe dy ndeshje të forta me Malin e Zi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport23 Dhjetor 2024
    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është në bisedime për një rikthim te Fenerbahce, aty ku ka shkëlqyer më parë. Sipas mediumi turk...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Prej kthimit te Baseli, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer si askush tjetër në Superligën e Zvicrës në futboll. Paraqitjet e 33-vjeçarit kanë tërhequr...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.