Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në garën për Çmimin e Madh të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti çeken Michaela Kulikova për ta fituar medaljen e bronztë, shkruan FrontOnline.
Aventurën e sotme, xhudistja nga Kosova e nisi pa luftë, kurse në rundin e dytë e mposhti kroaten Ivana Mandariq.
Në rundin e tretë, ajo e mposhti holandezen Nadiah Krachten me Ippon, kurse në çerekfinale fitoi edhe ndaj ukrainases Yuliia Hrebenozhko.
Kurse, në gjysmëfinale u mposhtë nga kroatja Iva Oberan./FrontOnline/