Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019, vlersoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace – IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terrorizmit.
Vitin e kaluar, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vdekje nga terrorizmi.
Kosova, Kroacia dhe Sllovenia, së bashku me Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë, janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal. Ata ndiqen nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Bosnja dhe Hercegovina thuhet se ka përjetuar rënien më të madhe të ndikimit terrorist në krahasim me vendet tjera në botë.