Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës miqësore.
Pas fitores 4:1 ndaj San Marinos në Prishtinë, “Dardanët” sot kanë punë me Maltën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në Austri.
Në bazë të kuotave të bastoreve, Kosova është dukshëm favorite absolute ndaj maltezëve.
Kompanitë e basteve tashmë kanë publikuar kuotat e ndeshjes së sotme.
Fitorja e Kosovës vlerësohet me 1.61, barazimi me 3.60, kurse fitorja e Maltës me 5.00./FrontOnline/