Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës miqësore.
Pas fitores 4:1 ndaj San Marinos në Prishtinë, “Dardanët” sot kanë punë me Maltën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në Austri.
Në bazë të statistikave, Kosova është dukshëm favorite absolute ndaj maltezëve.
Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tri fitore ndaj San Marinos, Lituanisë dhe Moldavisë, derisa është mposhtur nga Suedia dhe Spanja.
Kurse, Malta ka pësuar tri humbje nga Irlanda e Veriut, Kroacia dhe Rusia, derisa ka barazuar me Sllovakinë dhe Ishujt Faroe.
Në përballjet direkte, Kosova e ka mposhtur dy herë Maltën./FrontOnline/