Kosova e zhvillon sonte ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” do të përballen me një kombëtare aspak të përshtatshme, siç është ajo e Lituanisë.
Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim.
Samir Ujkani do të jetë në portën e Kosovës, pasi që Aro Muric u përjashtua dje nga Federata e Futbollit të Kosovës, për sjelljet e tij të pahijshme sipas tyre.
Hadergjonaj, Vojvoda, Dresevic, Aliti do të jenë në mbrojtje, Kryeziu, Berisha dhe Celina janë në mesfushë, kurse Rashica, Zeneli dhe Muriqi do të jenë në sulm.