×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova kërkon barazi në CEFTA, Serbia ashpërson barrierat duke ndaluar transitin e mallrave

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2021

    Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s mbajti dje mbledhjen e fundit për vitin 2021, por nuk arriti të zgjidhë çështjen e përfaqësimit të Kosovës pa UNMIK-un.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bëri të ditur se Hajdari bëri të ditur se si pikë e parë e rendit të ditës u paraqit për shqyrtim letra e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila kërkon që Kosova të përfaqësojë veten në CEFTA pa përfshirjen e UNMIK-ut.

    “UNMIK-u, si mision i përkohshëm i OKB-së, ka nënshkruar Marrëveshjen e CEFTA-s më 2006 në emër të Kosovës. UNMIK-u asokohe ka deponuar deklaratë sipas të cilës vlefshmëria e marrëveshjes së CEFTA-s do të varet nga autoritetet e ardhshme të Kosovës. Tani që UNMIK-u nuk mban më pushtet ekzekutiv në Kosovë, Ministrja Hajdari ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të përfaqësojnë veten si palë e barabartë. Parimi i barazisë, mosdiskriminimit dhe transparencës është garanci për të ecur përpara drejt zhvillimit më të shpejtë ekonomik dhe integrimit në BE”.

    “Në elaboratin e saj, përkundër refuzimit dhe pengesës së ashpër të palës serbe, Ministrja Hajdari rikujtoi përkushtimin e Kosovës për të përmbushur detyrimet nga CEFTA, andaj këmbënguli se Kosova duhet të gëzojë të drejtën e trajtimit të barabartë. Ministrja Hajdari shtoi se letra për përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un nuk duhet të shihet si çështje politike, por si domosdoshmëri për të lehtësuar funksionimin e CEFTA-s qe do te lehtësojë zgjidhjen e shumë çështjeve tregtare të pazgjidhura dhe përshpejtojë integrimin ekonomik rajonal”, thuhet në njoftim.

    Kjo ministri bëri të ditur se shqyrtimi i letrës u kundërshtua nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët pretenduan se nuk kanë dhënë pëlqimin që letra të futet në rend të ditës, ndërsa Ministri Bekteshi si kryesues i mbledhjes, nuk lejoi që ndërhyrjet e ashpra dhe të vazhdueshme të palës serbe t’ia pamundësojnë Ministres Hajdari që të arsyetojë pjesëmarrjen e Kosovës si palë e barabartë, pa UNMIK-un.

    “Komiteti i Përbashkët nuk miratoi letrën e Ministres Hajdari, për mungesë të konsensusit. Ndërkaq Kosova kundërshtoi miratimin e konkluzioneve ministrore dhe të tri propozim-vendimeve, duke përfshirë vendimin e propozuar nga Serbia për njohjen e programit të operatorëve ekonomikë të autorizuar si dhe buxhetin nga i cili paguhet stafi i sekretariatit të CEFTA-s. Komiteti i Përbashkët merr vendimet me konsensus të të gjitha palëve”.

    “Në kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve të Kosovës, autoritetet e Serbisë po ndalojnë tani kalimin transit të mallrave, që edhe më parë ka qenë i penguar ose i vështirësuar. Eksportuesit kosovarë nuk po arrijnë të realizojnë porositë nga vendet evropiane, sidomos Gjermania dhe Zvicra. Barrierat e rënduara që Serbia po zbaton ndaj Kosovës janë shkelje e rëndë e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe e parimeve themelore të Organizatës Botërore të Tregtisë. MINT po evidenton veprimet e Serbisë të cilat do t’i kumtojë të partnerët në Bruksel”, u bë e ditur nga kjo ministri.

    Tutje, ata bën të ditur se Kosova nuk ka bërë bllokadë në terren për shkak të refuzimit te kërkesës për përfaqësim pa UNMIK-un në mekanizmin rajonal për tregti të lirë, por do të kundërshtojë çdo akt të ri të Komitetit Drejtues të CEFTA-s, për aq kohë sa nuk pranohet kërkesa legjitime e Kosovës për barazi.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Ekonomi11 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sipas parashikimeve të tyre...
    Ekonomi10 Maj 2024
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar Donika Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),...
    Ekonomi08 Maj 2024
    18.6 milionë euro. Kaq para i ka ndarë Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Kjo në kuadër të Projektit...
    Të tjera
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë ditëve të fundit në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra, mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një videoklipi që...
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me...
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë këtyre ditëve në Paris, Francë është mbajtur Festivali “ Etolies De Paris” ku kanë marrë pjesë një grup i nxënësve nga...
    Lajme11 Maj 2024
    Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024” në Gjakovë dhe në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Hasi, janë përkujtuar...
    Vip11 Maj 2024
    Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.