×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova i hoqi vizat njëanshëm për Bosnjën, Sarrazin paralajmëron presion të Gjermanisë që Dodik të heqë bllokadën

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë me gazetarë, ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që nga 1 janari 2025 të lejojë hyrjen e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës vetëm me karta të identitetit në Kosovë. Sarrazin në pyetjen e Gazetës Express për këtë çështje, ka thënë se ky është një hap pozitiv i Kosovës dhe se kjo është fryma e vërtetë e Procesit të Berlinit.

    “Është nja hap pozitiv. Ky është shpirti i vërtetë i Procesit të Berlinit dhe ka një impakt pozitiv për ata që mbajnë pasaportë të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Sarrazin, shkruan Gazeta Express.

    I pyetur nëse Gjermania do të ndërmarrë veprime për të bindur edhe palën tjetër që të heq regjimin e vizave për Kosovën, Sarrazin ka thënë se Berlini zyrtar që nga nëntori i vitit 2022 ka bërë presion dhe ka bërë përpjekje për të bindur Republika Srpskan e Millorad Dodik që të heqë bllokadën për të mundësuar zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Bosnjës dhe Kosovës.

    Sarrazin ka thënë se Gjermania do të angazhohet për këtë çështje dhe e ka bërë të qartë që heqja e bllokadës nga Dodik është diçka shumë e rëndësishme.

    “Gjermania qe nga nëntori 2022 ka bërë presion dhe ka kërkuar, dhe ka bërë përpjekje për te bindur Republika Srpskan për të hequr veton kombëtare. E kemi bërë të qarte që kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Sarrazin në pyetjen e Gazetës Express.

    Megjithatë emisari gjerman e ka bërë të qartë që s’do të ketë “sheqera” për Dodikun në këmbim të heqjes së vetos kombëtare dhe mundësimit të heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

    “E kemi bere te qarte qe s’do te japim sheqera për këtë, s’do te paguajmë”, ka thënë Sarrazin.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të hënën nga Berlini se që nga 1 janari 2025, Republika e Kosovës do të lejojë shtetasit e Bosnje e Hercegovinës që të futen në territorin e Republikës së Kosovës vetëm më letërnjoftim të BeH. Ky veprim i Kosovës është duartrokitur edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, që e ka përmendur edhe në konferencën e mbajtur për media./

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot ka vizituar Komunën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për media, ka thënë se bashkë me deputetët opozitarë kanë...
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”. Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat...
    Të tjera
    Opinione15 Tetor 2024
    Nga Shuk Orani: Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Kosova hyri në një fazë të re të zhvillimit social dhe ekonomik,...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një 56-vjeçar nga Prizreni, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., është proceduar penalisht në Morinë pasi tentoi të fuste në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.