Përfaqësuesja U21 e Kosovës sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me SC Gjilanin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023, përcjell FrontOnline.
Përzgjedhësi Michael Nees i angazhoi të gjithë futbollistët e grumbulluar në këtë takim, për ta parë formën e secilit në prag të ndeshjes kualifikuese, e cila zhvillohet më 8 qershor.
Takimi përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa për Kosovën U21 shënuan Donard Vitija dhe Baton Zabërgja./FrontOnline/