Përfaqësuesja e Kosovës në karate do të marrë pjesë në Karate 1 Premier Ligën, e cila prej nesër (e premte) deri më 2 maj do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Kosova përfaqësohet me karateistët Herolind Nishevci (+84 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Adelina Rama (-61 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg), ndërsa ekipi udhëhiqet nga trajneri Isak Curri.
Gara është e vlefshme për pikë olimpike Tokio 2020.
Ndarjen e drejtësisë në Lisbonë 2021 do ta bëjë edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Ardian Muhadri.
Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbulojë shpenzimet për bursistët olimpikë, Nishevci, Shabani e Orana, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për heqjen e shpenzimeve të një gare ndërkombëtare të vlefshme për pikë olimpike për sportistët elitarë.
Iu urojmë fat dhe suksese garuesve tanë.