×
  • Sport
  • Sport

    Kosova fituese e turneut “Turkish Women’s Cup”

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave për të dytin vit radhazi ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Turkish Women’s Cup”, që u mbajt në Alanya.

    Pas fitoreve ndaj Hong Kongut dhe Estonisë, Dardanet të martën në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese për vendin e parë e kanë mundur Indinë, me rezultat 1:0.

    Ndeshja ishte mjaft interesante, ku të dyja ekipet shfaqën dëshirë për fitore dhe për t’iu gëzuar trofeut.

    Megjithatë, ishin Dardanet ato që në fund u shpërblyen për këmbëngulësinë e tyre fitore, teksa në minutën e 3-të të kohës shtesë Erëleta Memeti bëri një driblim të shkëlqyeshëm në zonën e Indisë dhe me gjuajtje të saktë dërgoi topin në rrjetë, duke e vulosur kësisoj fitoren e Kosovës.

    Dardanet kanë shfaqur formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut nën drejtimin e përzgjedhësea Anneli Andersen, duke vazhduar serinë pa humbje edhe këtë vit.

    “Kemi pasur një turne të shkëlqyeshëm. Kemi luajtur tri ndeshje dhe jemi përballuar me kundërshtarë shumë të mirë në të gjitha ndeshjet. Turneu përfundoi sot me ndeshjen më të vështirë ku u përballëm me Indinë”.

    “Ne kemi praktikuar shumë gjëra, ndonëse jo shumë në fushë për shkak se ndeshjet ishin afër njëra – tjetrës, megjithatë nëpër takime të ekipit kemi punuar në detaje duke përfshirë edhe taktikat tona”.

    “Pra, kemi bërë punë të madhe së bashku, prandaj jam shumë e lumtur me gjithçka.. Sigurisht, është një bonus nëse fiton ndeshje ndërkombëtare, pasi ato tashmë janë bërë të vështira për t’u arritur, pasi futbolli i vajzave është përmirësuar kudo. Ne tani po presim me padurim shortin për ciklin e ardhshëm kualifikues, që do të tërhiqet më 5 mars”.

    “Tani për tani nuk e dimë se kë do të kemi kundërshtarë, por sigurisht se do të kemi kundërshtarë të fortë dhe do të udhëtojmë shumë në të gjithë Evropën. Prandaj, duhet të përmirësohemi në çdo gjë, nëse duam të kemi sukses”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësja Anneli Andersen. /Telegrafi/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.