“Dardanët” në vazhdën e ndeshjeve të muajit qershor do të sfidohen edhe në dy ndeshje miqësore që do të mbahen në qytetin bregdetar të Turqisë
Momentalisht ekipi kombëtar i udhëhequr nga përzgjedhësi zviceran, Bernard Challandes është duke e mbajtur seancën e dytë stërvitore para ndeshjeve miqësore kundër Guinesë dhe Gambisë.
Ekipi A i Kombëtares së Kosovës ka në përbërje lojtarë kryesisht të rinj për këto dy sfida kontrolluese.
Kosova fillimisht më 8 qershor luan ndaj Guinëse, ndërkaq tri ditë më vonë luan kundër Gambisë.