×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova është rrënuar nga pandemia”, pjesë nga kabllogrami i Ambasadës Amerikane në Prishtinë

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Një kabllogram i Ambasadës së Amerikës në Prishtinë e paraqet Kosovën të rrënuar nga pandemia, sipas gazetares së mediumit të njohur “Politico”, Nahai Toosi.

    Në një seri postimesh në Twitter, Toosi ka shpalosur detaje nga dokumenti që thotë se është i nënshkruar nga ambasadori Philip Kosnett.

    Aty ajo ka dhënë detaje për shqetësimet që kanë shprehur diplomatët amerikanë në Kosovë lidhur me çështjet që lidhen me pandeminë dhe të tjera.

    Toosi ka shkruar se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në këtë dokument ka deklaruar se ambasada në Prishtinë është “në pikën kritike”.

    Ajo po ashtu ka thënë se amerikanët edhe para situatës së shkaktuar nga COVID-19 kishin pasur probleme me ajrin e ndotur, hapësirat e pakta të gjelbra, shanset e vogla për aktivitete në hapësirat e jashtme dhe infrastrukturën e keqe në kryeqytetin e Kosovës.

    Në kabllogram, sipas saj, janë përmendur tufat e qenve endacakë që mund të jenë agresivë kur janë të uritur. Për këtë dhe arsye të tjera “stafi i ambasadës shpesh ka ngelur i mbyllur në kohën e krizës së COVID-19”.

    Në kabllogram theksohet po ashtu se ka mungesë të stafit e se stafi po bën më shumë punë se që i takon. “Ka ndikim tejet negativ në shëndetin tim”, kishte thënë një punëtor në një studim të kryer e që shpaloset në kabllogram, ka deklaruar Toosi. “Orari i gjatë” është përmendur si pikë tjetër e vështirë nga punëtorët në këtë ambasadë.

    Sipas kabllogramit, të shpalosur nga Toosi, rreth 20 për qind të punonjësve të kësaj ambasade kanë qenë të infektuar me COVID-19, shumica staf lokal. Aty është thënë se “ky është indikacion për humbjen e kontrollit të sëmundjes në Kosovë”.

    “Kosova sillet sikur një shtet pa COVID-19… Por Kosova është një shtet i rrënuar nga pandemia… në SHBA, nëse nuk bartni maskat në publik ju mund të përfundoni në një video virale; në Kosovë më shumë ka gjasa të bëheni trend në rrjetet sociale sepse po mbani maskë”, ka shkruar më tej në Twitter gazetarja.

    Ajo ka thënë se në kabllogram theksohet se “është vështirë të pranohet” që liderët e Departamentit të Shtetit kanë vënë prioritet vaksinimin e personelit në Washington. “Pritjet e vazhdueshme e më pas dështimet për shpërndarjen e vaksinimit kanë shqetësuar stafin. Shumë nga stafi në Prishtinë dyshojnë se do të marrin vaksinën ndonjëherë”.

    Në fund ajo ka mbyllur shkrimin me një lajm të “Washington Postit” ku theksohej se diplomatët amerikanë nëpër botë kanë shprehur shqetësim për shpërndarjen e vaksinave.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC. Deputeti i PDK-së,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dje në mesditë në fshatin Sharban të Prishtinës është arrestuar një i mitur, për posedim të armës pa leje. Sipas policisë, i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë. Dy motra raportohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve...
    Kronika14 Nëntor 2024
    Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë. Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për Komisionin për Ekonomi, Industri,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mëngjesin do ta nisin me vizitë në QKUK. Nga ora 08:30,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.