Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sot zhvillon ndeshjen e dytë miqësore në Kampin që po e zhvillon në Antalia të Turqisë.
“Bardanët” janë vendosur në Antalia qysh në ditën e diel, derisa të martën ata luajtën një miqësore me Guinenë të cilën e humbën me rezultat 2:1.
Ndeshja e dytë po pritet më me entuziazëm dhe futbollistët që kryesisht janë të rinj dhe shumë prej tyre për herë të parë të grumbulluar, premtojnë maksimumin në fushë.
Ndeshja Kosova – Gambia, luhet sonte nga ora 19:00 dhe pritet një sfidë mjaftë joshëse.
Dardanët dje kanë kryer stërvitjen e fundit dhe Demokaca.com që është afër ekipit kombëtar ka parë një atmosferë të mirë derisa asnjë futbollist nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim të madh që mund t’ia rrezikoi ndeshjen.