×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e rekordeve – një nga 10 vendet me rënie më të shpejtë të popullsisë në botë

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Shqipëria, Kosova dhe Bosnja kanë hyrë në mesin e dhjetë vendeve në botë të cilave po u pakësohet me shpejtësi popullata.

    Më 2023, Ukraina ishte shteti që po e humbiste popullatën më së shpejti në botë teksa pushtimi rus po i dëbonte qytetarët e saj.

    Konflikti mund të jetë forcë e fuqishme për ndryshimin e demografisë së një vendi duke krijuar refugjatë, por edhe pasoja.

    Shpejtësia e humbjes së popullatës flet edhe për stagnim ekonomik, izolim dhe emigrim, kurse shkalla e ulët e lindshmërisë dhe plakja e popullatës luajnë rol shtesë në pakësimin e banorëve rezidentë, shkruan ‘Statista’.

    Sipas artikullit të gazetares Katharina Buchholz, Evropa është i vetmi kontinent që po e humb popullatën, me një rënie prej 0.2 për qind në vitin 2023.

    Sipas të dhënave të United Nations Population Division, Evropa ka humbur popullsi që prej 2021-s.

    Mes 10 vendeve që po rrudhen më shpejtësi në botë, gjashtë ndodhen në Evropë. Ato janë Greqia, San Marino, Bellarusia si dhe tri nga Ballkani Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.

    “Derisa rënia e shkallës së lindshmërisë dhe plakja e popullatave që hyjnë në spirale të tatëpjetës demografike luajnë rol të madh në Evropë, emigrimi nga Ballkani ka luajtur po ashtu rol në mpakjen e madhësisë së popullatës atje”, shkruan artikulli.

    Greqia radhitet e treta në listën e vendeve me rënie më të shpejtë të popullatës.

    Edhe në fillim të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Statistikave në vendin helenik paralajmëroi se vendi vuan nga kolapsi i popullatës.

    Greqia me rreth 10 milionë banorë pritet të humbasë rreth 1 milion prej tyre deri më 2050, që mund të ndikojë seriozisht në të hyrat e qeverisë, tregun e punës dhe funksionimin e shërbimeve.

    Prej 2011-s deri më 2021, shkalla e lindshmërisë në Greqi ra për 30 për qind.

    “Derisa ndryshimet e përgjithshme shoqërore kanë bërë që të bie shkalla e lindjeve në Evropë e gjetkë, kriza financiare greke e 2010-s dhe masat shtrënguese që pasuan besohet të kenë përshpejtuar këtë dukuri duke i dekurajuar të rinjtë në krijimin e familjeve apo të largohen nga familjet në kërkim të punës.”

    Ngjarje të tilla traumatike, sipas artikullit, mund të identifikohen edhe për vende të tjera evropiane në listë.

    “Pas rënies së komunizmit në fillimvitet ’90 dhe luftrave të përgjakshme, Bosnia, Kosova dhe Shqipëria tani kanë disa nga diasporat më të mëdha në botë, duke shpërfaqur një numër të lartë njerëzish që kanë ikur (dhe vazhdojnë të ikin) e që po e ndryshojnë thellësisht strukturën lokale moshore.”

    Diasporat e mëdha janë realitet edhe për shumë shtete ishullore ku mungesa e mundësive ekonomike shtohet nga izolimi.

    Vendi i dytë me rënien më të shpejtë në botë për vitin 2023 ishte Tuvalu, ku një faktor i tretë – siç është ndryshimi klimatik – me gjasë do ta përkeqësojë edhe më shumë emigrimin.

    Me rreth 10 mijë banorë, Tuvalu në Oqeanin Paqësor besohet të jetë një nga vendet e para në botë që do të zhduket për shkak të ndryshimit të klimës dhe rritjes së nivelit të oqeanit.

    Ministri i Jashtëm i Tuvalus më 2021 mbajti një fjalim në ujë me qëllim që të përkapte vëmendjen për mjerimin e ujdhesës, duke e shpërfaqur ndjesinë e dëshpërimit që i ka kapluar shumë njerëz në këtë pjesë të botës. /NACIONALE/

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.