Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, përcjell FrontOnline.
Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e përfaqësueses dardane.
Të rikujtojmë se “Dardanët”, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.
Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00./FrontOnline/