×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e prezanton trajnerin e ri, Jean-Denys Choulet

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Në një konferencë për media, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar përzgjedhësin e ri në basketboll, Jean-Denys Choulet.

    Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka thënë se trajneri ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe kjo përvojë do t’i ndihmojë Dardanët në ndeshjet shumë të rëndësishme për muajin nëntor.

    Dushku ka shtuar se, Dardanët do të bëjnë çmos për dy sfidat e nëntorit dhe është optimiste për rezultate pozitive, derisa FBK do t’i ofrojë kushtet optimale përzgjedhësit të ri.

    Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së ka falënderuar Sponsorin Gjeneral të Përfaqësueseve të Kosovës, Bankën TEB për përkrahjen e vazhdueshme për basketbollin e Kosovës, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që gjithmonë është afër duke ndihmuar në projektet e FBK-së dhe duke dhënë ndihmë të madhe për basketbollin në vendin tonë.

    Përzgjedhësi i ri është shprehur se do të mundohen për paraqitje dhe rezultate pozitive. “Jam shumë i nderuar që jam këtu dhe të jem përzgjedhës i Kosovës. Kam shikuar disa ndeshje në fundjavë dhe përshtypja e parë është pozitive. Kemi një grup interesant dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë. Shpresoj se, do të fitojmë të paktën një sfidë dhe më pas në muajin shkurt të vitit të ardhshëm të kërkojmë kualifikimin. Gjithsesi pas disa stërvitjeve do të kemi një pasqyrë më të qartë të grupit”, theksoi Jean-Denys Choulet në konferencën për media.

    Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci, njoftoi se, kanë zgjedhur trajnerin francez për shkak të përvojës së madhe të tij, i cili ka drejtuar shumë skuadra franceze, duke u shpallur kampion dhe duke pasur përvojë në arenën evropiane. Rraci shtoi se, stërvitjet do të fillojnë nesër (e martë) përveç lojtarëve të Trepçës që janë të angazhuar në FIBA Europe Cup dhe Dominic Artis.

    Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

    Takimet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

    Nga Rubrika
    Sport31 Dhjetor 2024
    Afati kalimtar i transferimeve të janarit sjell pasiguri për Arsenalin, me tre lojtarë tani të lirë për të diskutuar lëvizjet e tyre...
    Sport31 Dhjetor 2024
    Lemë pas një vit të mbushur me ngjarje të mëdha sportive. Kampionati Europian “Gjermani 2024” dhe Lojërat Olimpike “Paris 2024” ishin dy...
    Sport31 Dhjetor 2024
    Tri klubeve kosovare, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Dukagjini, u është bllokuar “merkato” nga FIFA. Pas Vllaznisë, Erzenit, Burrelit dhe Shkupit, shtëpia e...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.