×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Kosova e kthen prapa ekipin serb të hendbollit, reagon “Srpska”

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës ka kthyer prapë në kufi një ekip të hendbollit që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.Sportistët serbë kishin në plan të zhvillonin një ndeshje në Zubin Potok, por një gjë e tillë ndalohet me masat në fuqi në territorin e Republikës.Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se kthimi i tyre u bë për dy arsye.

    “Më 12.11.2020 në ora 15:20 në pikën kufitare Merdare (në hyrje RKS) ka ardhur një ekip i hendbollit për të zhvilluar ndeshje hendbolli në Zubin Potok. Duke u bazuar në masat anti COVID-19, është refuzuar hyrja e tyre në territorin e RKS-së”.

    Ndërkaq, arsyeja e dytë është se lojërat ndërkombëtare me ekipe të vendeve tjera lejohen me leje të federatave përkatëse të sporteve nga Republika e Kosovës.Por, për kthimin e serbëve të rinj ka reaguar Lista Serbe në Kosovë duke shtrembëruar arsyen e kthimit të tyre.

    Kjo parti thotë se ata u kthyen me arsyen që sportistët përbëjnë “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” të Kosovës – ndryshe nga versioni zyrtar i policisë.“Ndërsa e gjithë bota po lufton me pandeminë dhe pasojat që ajo ka në shëndetin, sektorin financiar, ekonomik dhe tërë jetën e qytetarëve, për disa në Prishtinë, përparësia është vendosja e barrierave për serbët dhe parandalimi i tyre nga një jetë normale”, thuhet në deklaratën e LS.

    “E shohim një vendim absolutisht të papranueshëm për të parandaluar të rinjtë serbë që të luajnë ndeshje sportive dhe të garojnë me njëri-tjetrin. Nëse nuk është trishtuese, është qesharake, por të cilësosh një ndeshje sportive si një “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” është një marrëzi e paparë ndaj së cilës do të duhet të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe Metohi, të cilët pretendojnë të jenë roje të të drejtave të njeriut dhe lirisë”.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    “Film i metrazhit të shkurtë”, do përshkruhej më së miri rasti i përdorur për fushatë nga Lëvizja Vetëvendosje për moscertifikimin e Listës...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    “Qeveria Kurti ka pasur qasje armiqësore me Sindikatat, ndonëse ishte e majtë, tash na doli ndryshe”, shprehet për FrontOnline Ali Sefaj, kryetar...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave në Kosovë do të unifikohen dhe ulen në mënyrë...
    Të tjera
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gjendja e shëndetit mendor të Xuxit, u bë temë diskutimi mes disa prej banorëve në shtëpinë më të famshme në vend. Vullneti...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gjesti ka mposhtur Vullnetin në përballjen e lojës që ideuan brenda shtëpisë më të famshme në vend. Mbi këtë rezultat, Gjesti edhe...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Driloni dhe Vullneti kanë pasuar me lojën e tyre argëtuese ideuar brenda shtëpisë më të famshme në vend. Megjithatë mbi sfidën në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR, kanë kryer sot një stërvitje të përbashkët evakuimi. Ata këtë e bënë duke operuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Lideri i PD Sali Berisha është bashkuar me protestuesit te Rruga e Elbasanit në mosbindjen civile që po zhvillohet në Tiranë. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetar i Forumi Intelektual "Europa 2030", Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', ka thënë se ky forum dënon keqperdorimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.