Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen eliminatore për Euro 2022.
Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22.
Përkundër humbjes, djemtë tanë shfaqën ndeshje të madhe.
Ishte një përballje titanësh me luftë të pakompromis deri në minutat e fundit.
Djemtë tanë kanë shfaqur vlera ndaj malazezëve që paraqiten në nivele të larta evropiane.
Përfaqësuesja ka dëshmuar se tashmë është e konsoliduar, ndërsa kualifikimi në ndonjë ngjarje të madhe është çështje kohe.