Kosova e ka gjetur edhe golin e dytë në takimin ndaj Lituanisë që po luhet në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ e kishin mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 me golin e bukur të Edon Zhegrovës që realizoi pas asistimit të Florent Muslijës.
Por loja e bukur e Kosovës nuk mungoi as pas atij goli dhe kjo iu shpërblye atyre edhe me një gol tjetër.
ERMAL KRASNIQI DOUBLES THE LEAD WITH A LOVELY GOAL!!!
MILOT RASHICA WITH THE ASSIST!
📽️ @CenterOfGoalspic.twitter.com/QIJD34DRe7— Football Report (@FootballReprt) October 12, 2024
Pas një kombinimi të mrekullueshëm mes treshes Zhegrova, Rashica dhe Krasniqi, ky i fundit arriti që të shënojë një super gol për të dyfishuar epërsinë e Kosovës (2-0).
Mbetet të shihet se a do të ketë gola të tjerë në vazhdim, por siç po luan Kosova me gjasë do të kemi gola edhe në vazhdim./Telegrafi/