Loriana Kuka nuk ka të ndalur. Xhudistja pejane është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Në garën që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, Kuka e ka vazhduar rrugën e mirë drejt medaljes, shkruan FrontOnline.
Në çerekfinale, ajo triumfoi ndaj xhudistes austriake, Bernadette Graff.
Këtë fitore, Kuka e arriti me Ippon.
Ndryshe, Loriana me çdo kusht dëshiron t’ia sjellë Kosovës medaljen e katërt nga kjo garë./FrontOnline/