Kosova ka dominuar plotësisht në 20 minutat e parë të takimit ndaj Rumanisë në Bukuresht.
Ishte Muharrem Jashari, i cili pati tri rast të mira, por asnjërën nuk e konkretizoi.
Ai fillimisht gjuajti jashtë portës, teksa në minutën e 18 dhe 22 ai pati rast më të mira shënimi.
Goditja e tij e dytë ishte qendrore dhe atë e priti portieri rumun, teksa në minutën e 22-të ai pati mundësi që të tentonte të realizonte gol, por vendosi për pasim te Vedat Muriqi dhe atë nuk e gjeti, duke përfunduar te mbrojtësit rumun.