Infektologu, Ilir Tolaj, në një inftervistë për Front Online, ka folur edhe për vaksinën që pritet të zbulohet kundër Coronavirusit.
Ai ka thënë se edhe pse në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm do të zbulohet vaksina, Kosova mund të mos furnizohet me kohë me të.
“Unë jam i bindur se vaksina do të zbulohet. Ka një ngecje tani në botën perëndimore meqenëse se disa raste dolën se i janë shfaqur disa sëmundje në lidhje me aplikimin e vaksinës. Ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi vaksinë, por ajo nuk garanton që edhe ne do ta kemi atë në të njëjtën kohë”, ka thënë ai për Front Online.
Cilat janë dallimet ndërmjet gripit sezonal dhe virusit Covid, flet infektologu kosovar
Sipas tij, Kosova mund të pres deri në një vit për furnizim me këtë vaksinë.
“Ne duhet të përgatitemi që edhe për rreth një viti do të jemi pa këtë vaksinë, por edhe në qoftëse do të jetë vaksina këtu, sasia e saj, do të jetë e kufizuara, që nuk do të ketë ndikim të madh në ecurinë e pandemisë në përgjithësi”, ka shtuar ai.