Pas hedhjes së shortit për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, ku do të debutojë Kosova A, është publikuar edhe orari.
Kampionati do të mbahet nga 20 deri më 25 Korriku në Qipro. Kosova është në grup me Qipron, Luksemburgun dhe Gjibraltarin, përcjell FrontOnline.
Për vashat e Kosovës A kjo është hera e parë që do të luajnë në gara ndërkombëtare.
Vashat dardane sfidën e parë do ta kenë ndaj Qipros më 20 korrik.
Më 21 korrik do të luajnë ndaj Gjibraltarit, kurse më 22 korrik ndaj Luksemburgut.
Ndërkohë, në Grupin A janë: Irlanda, Malta, Norvegjia dhe Andorra.
Dy kombëtaret e para do të kualifikohen në gjysmëfinale, kurse dy të fundit do të luajnë për pozitat 5-8.
Më 24 dhe 25 korrik do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, për vendin e tretë, finalja dhe për pozitat 5-8.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që Kosova A në konkurrencën e femrave do të luajë në gara ndërkombëtare./FrontOnline/