×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Gjermania intensifikojnë bashkëpunimin në bujqësi

    FrontOnline
    04 Tetor 2023

    Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë përmes projekteve konkrete bujqësore në mes të dyja shteteve.

    Kjo është konfirmuar në takimin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, i cili sot është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku pas këtij takimi të dy ministrat kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

    Gjatë këtij takimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij gjerman me prioritetet e politikave bujqësore, duke theksuar se këto politika janë avancuar viteve të fundit, me qëllim të zhvillimit të sektorit sipas standardeve evropiane.

    “Me mikun tim, Ministrin Ozdemir, diskutuam për shumë çështje thelbësore rreth sektorit të bujqësisë, sigurisë ushqimore, sigurimit të ushqimit dhe thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve tona. E njoftova Ministrin Ozdemir për prioritetet e politikave bujqësore duke theksuar avancimin e hovshëm të tyre për këto 2 vitet e fundit. E po ashtu mbetem i përkushtuar që ta thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona dhe të punojmë në fuqizimin e mëtutjeshëm te miqësisë mes popujve tanë”, tha Ministri Peci.

    Të dy ministrat kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Në këtë drejtim, për të konkretizuar bashkëpunimin tutje, ata janë pajtuar që të diskutohen tutje për hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret në fusha të ndryshme të bujqësisë.

    “Kosova dhe Gjermania ndër vite kanë qenë dhe janë partnerë në shumë fusha e veçanërisht në bujqësi. Ekspertiza dhe përkrahja direkte e Qeverisë Gjermane por edhe përkrahja politike në arenën ndërkombëtare për qasje në mekanizma mbështetës që ka BE në dispozicion, është e pazëvendësueshme”, ka thënë ndër tjerash Ministri Peci, duke e falënderuar ministrin gjerman për bashkëpunimin e deritanishëm.

    Nga ana e tij, Ministri Cem Ozdemir tha se Gjermania dhe Kosova kanë qenë prej kohësh partnerë të besueshëm veçanërisht në fushën e bujqësisë.

    “Jemi shumë të kënaqur për bashkëpunimin e suksesshëm me SËG-në në kuadër të Dialogut për Politikat Bujqësore. Me miratimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Kosova është zotuar se do të vazhdojë përpara, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së, me kalimin në një ekonomi moderne, neutrale ndaj CO2, rezistente ndaj klimës dhe efikase ndaj burimeve. Është veçanërisht e rëndësishme për mua të njoftoj se do të kemi një Atashe për Ushqim dhe Bujqësi në Ambasadën Gjermane në Shkup, z. Frank Müller. Ai do të jetë përgjegjës për politikën tonë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që do të punojë ngushtë me SËG-në. Objektivi ynë është të zgjerojmë bashkëpunimin bujqësor me Ballkanin Perëndimor dhe të promovojmë mundësitë e eksportit dhe investimet e Kosovës në sektorët e bujqësisë të rajonit”, shtoi gjithashtu ministri Ozdemir.

    Gjatë kësaj vizite zyrtare, Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, i shoqëruar nga Ministri Faton Peci kanë vizituar vreshtarë e verëtarë në Komunën e Rahovecit, si dhe patën një takim me gratë fermerë ë Kooperativën Bujqësore “Krusha”.

    Ndryshe, nesër në Kuvend si pikë e rendit të ditës është edhe ratifikimi i Marrëveshjes mes Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë së Kosovës, për financimin e projektit në vlerë prej 20 milionë euro për zhvillimin e zonave rurale për periudhën 3-vjeçare.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin. Hargreaves tha se me Radoniqin folën...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se burri i saj Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro....
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, me rastin...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pasi disa të mitur përdhosën flamurin kombëtar në Suharekë. Policia tha se të miturit kanë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar në Suharekë, duke thënë se kanë intervistuar dy të...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në finale të Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani. Në gjysmëfinale, Laura...
    Kronika24 Korrik 2025
    Policia në rajonin e Gjakovës në kuadër të planit operativ “Alkooli” gjatë katër ditëve të fundit ka testuar me alkool-test 385 drejtues...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi. Ujdia në...
    Lajme24 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese. Nesër do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.