×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe BE-ja diskutojnë përparimet dhe sfidat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

    FrontOnline
    11 Korrik 2025

    U mbajt takimi i radhës me Kosovës dhe BE-së të Nënkomitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për Tregti, Industri, Doganë dhe Tatime

    Zyrtarë nga Kosova dhe Bashkimi Evropian u takuan në Prishtinë më 10 korrik 2025 për të diskutuar zhvillimet në fushat e tregtisë, industrisë, doganës dhe tatimit.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky takim u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila ka hyrë në fuqi që nga prilli i vitit 2016.

    “Takimi shënoi nënkomitetin e parë pas njoftimit nga Përfaqësuesja e Lartë/Nënpresidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, për fillimin gradual të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës. Si pasojë e këtyre masave, trupat e MSA-së kishin qenë të pezulluara që nga viti 2023”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë takimit, zyrtarët shkëmbyen mendime mbi fusha të ndryshme si tregtia, industria dhe politikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), dogana, tatimi dhe lëvizja e lirë e mallrave.

    “Në të gjitha fushat, Kosova dhe BE-ja theksuan rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të Programit të Reformave Ekonomike, Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës për Reformë, si dhe rekomandimeve të Raportit të Komisionit për Kosovën 2024”.

    Në fushën e Doganës dhe Tatimeve, siç thuhet në njoftim Kosova ka shënuar përparim drejt përmbushjes së kërkesave të MSA-së për eliminimin e barrierave jotarifore duke zgjeruar përdorimin e terminaleve doganore publike dhe duke ulur ndjeshëm tarifat terminale për të gjitha ngarkesat hyrëse.

    “BE-ja inkurajoi Kosovën që të vazhdojë punën në këtë drejtim derisa të arrihet përputhshmëria e plotë me kërkesat e MSA-së. Gjithashtu, BE-ja përshëndeti udhëheqjen konstruktive të Kosovës në CEFTA. U theksua domosdoshmëria që Administrata Tatimore e Kosovës të ketë kapacitete të mjaftueshme administrative dhe profesionale për realizimin e detyrave të saj, si dhe u nxitur Kosova që të angazhohet më tej në përputhjen me standardet ndërkombëtare të OECD në fushën e tatimit”.

    Ndërkaq, në fushën e Tregtisë, progresi u shënua me konfirmimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve për lëvizshmëri CRM, veçanërisht vendimin e janarit 2025 për lejimin e hyrjes pa vizë me ID për qytetarët nga Bosnja dhe Hercegovina.

    “Në këtë fushë, u diskutua gjithashtu çështja e kapaciteteve të kufizuara, veçanërisht në raport me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe institucionet e lidhura. Kjo është kyçe për një përfshirje efektive në çështjet e tregtisë dhe bashkëpunimit rajonal ekonomik. BE-ja gjithashtu i kërkoi Kosovës që t’i japë përparësi ratifikimit të Protokolleve Plotësuese të CEFTA 5, 6 dhe 7, sapo të konstituohet Kuvendi”.

    Në fushën e Industrisë dhe Politikave për NVM-të, BE-ja përgëzoi Kosovën për ratifikimin e Programit të Tregut të Përbashkët në vitin 2024.

    “Kosova informoi BE-në për themelimin e dy agjencive të reja: një për promovimin e eksportit dhe një për përkrahje për NVM-të. Qëllimi i këtyre agjencive është forcimi i mbështetjes për investimet dhe sektorin privat. BE-ja përshëndeti hapat e ndërmarrë drejt përputhjes së Ligjit për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Komerciale me Direktivën e BE-së.

    Në fushën e Lëvizja e Lirë e Mallrave, diskutimi u fokusua në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përputhjen e mëtejme të legjislacionit me acquis të BE-së për të përmirësuar infrastrukturën e cilësisë në fusha si standardizimi, akreditimi, vlerësimi i konformitetit, metrologjia dhe mbikëqyrja e tregut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, në një postim në rrjetet sociale, u është drejtuar qytetarëve të kësaj komune që jetojnë jashtë vendit,...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes zyrës regjionale në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Në një shkrim të gjatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar vendimin për marrjen me qira të zyrave me logon e...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik. Ajo ka thënë se...
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE. Lidhur...
    Lajme16 Gusht 2025
    Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka deklaruar se ka përcjellë sot me shqetësim situatën kaotike që është krijuar nga vendimi i jashtëligjshëm i...
    Lajme16 Gusht 2025
    Berat Rukiqi, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ‘’nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.