×
  • Sport
  • Sport

    Kosova – Burkina Faso: Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe rezultati nga ndeshja direkte mes tyre

    FrontOnline
    24 Mars 2022

    Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë për vitin 2022.

    Në një ndeshje miqësore, “Dardanët” do të përballen me kombëtaren afrikane, Burkina Faso, shkruan FrontOnline.

    Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00.

    Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova regjistruar katër humbje – nga Jordania, Gjeorgjia, Suedia dhe Spanja – teksa ka barazuar me Greqinë.

    Ndërkaq, Burkina Faso ka dy fitore – ndaj Tunizisë dhe Gabonit – ka barazuar me Etiopinë dhe ka humbur nga Kameruni dhe Senegali.

    Kosova dhe Burkina Faso e kanë edhe një ndeshje të zhvilluar mes vete, kur në marsin e vitit 2018, “Dardanët” fituan 2:0.

    Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit francez, Alain Giresse.

    Ndryshe, pesë ditë më vonë, Kosova udhëton drejt Cyrihut për t’u përballur me Zvicrën poashtu në një ndeshje tjetër miqësore./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport01 Qershor 2025
    Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas. Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë në “Old...
    Sport01 Qershor 2025
    Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS. Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për deklaratat e Albin Kurtit se opozita është patriarkale. Musliu ka thënë se nuk...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se ata kanë dhënë disa opsione për të dalë nga ngërçi politik....
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka komentuar përplasjet e fundit me gazetarin Ilir Mirena e gazetarë të tjerë. Ajo ka thënë se...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, para fillimit të seancës konstituive, është deklaruar para mediave. “Çdo herë vijmë me shpresën që...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se opozita duhet të reflektojë pozitivisht, pasi situata aktuale është e tmerrshme dhe e...
    Lajme02 Qershor 2025
    Në rrethana tragjike ka vdekur Armir Osmani, i riu nga Mitrovica. Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të ndjerit do të bëhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.