×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova bëhet pjesë e Rrjetit Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Pas një angazhimi të vazhdueshëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të programit të bashkëpunimit me Agjencinë e Mjedisit të Evropës, dhe me mbështetje të projekteve nga donatorët, Kosova ka arritur të bëhet pjesë e Rrjetit Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit.

    Në kuadër të këtij rrjeti, krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës, tani prezantohen të dhënat në kohë reale edhe nga stacionet e rrjetit nacional të Kosovës për monitorimin e cilësisë së ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametrat kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e pluhurit PM10, Grimcat e pluhurit PM2.5, Dyoksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2).

    Me realizimin e raportimit në kohë reale për të dhënat e cilësisë së ajrit, Kosova ka përmbushur edhe një obligim tjetër në procesin e obligimeve për raportim në Agjencinë e Mjedisit të Evropës dhe në Komisionin Evropian të paraparë sipas Direktivës për Cilësi të Ajrit 2004/107/EC.

    Përndryshe, Indeksi Evropian i Cilësisë së Ajrit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit i ofron përdoruesit të kuptojnë më shumë rreth cilësisë së ajrit ku jetojnë. Duke shfaqur të dhëna në kohë reale (deri në minutë) për të gjithë Evropën, përdoruesit mund të marrin njohuri për cilësinë e ajrit në qytetin e tyre, vendin e tyre, regjionin dhe mbarë Evropën dhe njëkohësisht mundë të bëjnë edhe krahasimin e cilësisë së ajrit në zonat përkatëse.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    E propozuara për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pak para seancës së 52-të konstituive. Ajo foli rreth masës së përkohshme...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një rast grabitjeje është raportuar dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, ku një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Gjatë vizitës treditore në Mal të Zi, ekipi i IKKL-së i udhëhequr nga Atdhe Hetemi, zhvilloi një sërë takimesh në Podgoricë dhe...
    Të tjera
    Sport25 Korrik 2025
    Sulmuesi Neymar pati një debat të ashpër me një tifoz pasi goli i tij në fund u anulua, duke e dënuar klubin...
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka folur për “Front Online” pas raportimeve se Fatmir Limaj nga NISMA mund të propozohet për kryetar...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar...
    Kronika25 Korrik 2025
    Në orët e mbrëmjes së datës 24 korrik 2025, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.