Me realizimin e raportimit në kohë reale për të dhënat e cilësisë së ajrit, Kosova ka përmbushur edhe një obligim tjetër në procesin e obligimeve për raportim në Agjencinë e Mjedisit të Evropës dhe në Komisionin Evropian të paraparë sipas Direktivës për Cilësi të Ajrit 2004/107/EC.
Përndryshe, Indeksi Evropian i Cilësisë së Ajrit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit i ofron përdoruesit të kuptojnë më shumë rreth cilësisë së ajrit ku jetojnë. Duke shfaqur të dhëna në kohë reale (deri në minutë) për të gjithë Evropën, përdoruesit mund të marrin njohuri për cilësinë e ajrit në qytetin e tyre, vendin e tyre, regjionin dhe mbarë Evropën dhe njëkohësisht mundë të bëjnë edhe krahasimin e cilësisë së ajrit në zonat përkatëse.