×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova bëhet pjesë e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Kosova është bërë pjesë e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë ku pasqyrohet gjendja reale e ambientit të të bërit biznes.

    Oda e Afarizmit të Kosovës e ka konsideruar këtë sukses dhe tha se është arritur në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

    “Si partner institucional i Forumit Ekonomik Botëror OEMVP, inicioi procedurën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në këtë raport të Indeksit Global të Konkurrueshmërisë. Oda e Afarizmit të Kosovës, si partner strategjik i OEMVP-së, për Republikën e Kosovës do të realizojë anketën me drejtorët ekzekutiv të kompanive, si pjesë përbërëse e raportit. OEMVP, fillimisht do të jetë ndërmjetësues mes OAK-së dhe Forumit Ekonomik Botëror në realizimin e anketave dhe aktiviteteve të nevojshme për këtë raport”.

    “Bashkëpunimi i ndërsjellë mes OAK-së dhe OEMVP-së, në rastin konkret, dëshmoi që me profesionalizëm dhe angazhim maksimal mund të arrihet një sukses i madh si ky”.
    OAK ka thënë se përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të komunitetit afarist shfaqet si një nga aspektet kyçe të sistemit ekoafarist, ndërsa krijimi i ambientit të të bërit biznes si parakusht i zhvillimit ekonomik të vendit.

    “Raporti në fjalë paraqet një udhërrëfyes për definimin e politikave ekonomike zhvillimore për të dy shtetet tona. Në këtë mënyrë Odat që ne përfaqësojmë japin një kontribut të jashtëzakonshëm për sjelljen e këtij raporti që mund të paraqet bazat e definimit të politikave makro-ekonomike dhe legjislacionit të nevojshëm për bizneset”.

    Forumi Ekonomik Botëror i cili përgatit raportin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë siguron të dhëna relevante dhe bën vlerësimin e konkurrueshmërisë, produktivitetit si dhe prosperitetit të shteteve.

    Ai është i ndarë në 12 shtylla dhe deri më sot ka numëruar 141 shtete pjesëmarrëse.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, sipas një faqeje që tregon ndërprerjet e rrymës. Vlerësimet...
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, takoi kusherinjtë me të cilët diskutuan vizionin e kësaj partie për një Kosovë më të...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë. Sipas...
    Lajme12 Janar 2025
    Ish-drejtori i QKUK-së dhe gjinekologu, Curr Gjocaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.