×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova aplikon zyrtarisht për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër virusit COVID-19.

    Zemaj tha se aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina e kanë bërë ditë më parë, përmees ekipit të ekspertëve, të themeluar me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine.

    “Kam nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, derisa aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina, e kemi bërë ditë më parë, përmes Ekipit të ekspertëve, të themeluar nga unë me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine.Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19”, tha Zemaj.

    Tutje ministri shtoi se synimi i ministrisë së Shëndetësisë është që të vaksinohen grupet e popullatës që janë më të ekspozuara ndaj rrezikut për COVID-19, transmeton lajmi.net.

    “Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19…, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor.Të vetëdijshëm se sigurimi i vaksinave përbën një obligim për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës, Ministria e Shëndetësisë, qysh para disa muajve kishte vendosur kontakte me GAVI-COVAX, me qëllim që të sigurojmë vaksinën për qytetarët tanë. Për fat të mirë, Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet”, shtoi ai.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Sport09 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro - Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova ka shkuar në pushim me...
    Sport09 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po iu uron fat Kosovës, në ndeshjen kundër Qipros. “Good luck” (Fat të mbarë), ka shkruar ai në një fotografi...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një muaj para mbarimit zyrtar të afatit hetimor, Struktura e Posaccme Antikorrupsion (SPAK) ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i komunikuar akuzën...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar edhe golin e dytë kundër Qipros. Realizatori i golit sërish është Vedat Muriqi. Ai golin e parë e shënoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.