Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll te vajzat, ka arritur dje në Istog, ku do të zhvillojë fazën e përgatitjeve, në prag të kualifikimeve për “Euro Volley 2021”.
Gjithçka ka shkuar sipas planit të përpiluar nga përzgjedhësi Lorik Ilazi dhe ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen përgatitjet dhe niveli i tyre.
Në plan programin e ditës së parë ka qenë e planifikuar stërvitja e orës 18:30, kurse ditëve në vijim do të zhvillohen nga dy stërvitje çdo ditë, sipas këtij orari:
• 09:00-11:00, sesioni i paradites
• 18:00-20:30, sesioni i pasdites/mbrëmjes./FrontOnline/
https://www.facebook.com/FVKKOSOVA/posts/3919142778206108?__cft__[0]=AZUXRdV4aG09ZKIS77uVrhWdvsgdFUjdaZXGFjERIp8iuYTdFTk6ZsUZjRas1Sb6Qtc8oGgFOmyIqW3uYjRDO2fu-wYsn25x56DIfTumBmy4ZQcRNKG5hmmpOSmTqgF4Kzb8bv_XZj4uqVMYHWGe0_py&__tn__=%2CO%2CP-R