Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar pas takimit që ka pasur më liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, parti kjo e cila ka fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kosnett, përmes një postimi në rrjetin social Twtter ka shkruar se ka uruar Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitore dhe ka kërkuar që s amë shpejtë të formohet Qeveria dhe Kuvendi.
“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Tëitter./Front Online/
Pleased to meet with @albinkurti to congratulate @LVetevendosje on its victory and discuss #Kosovo’s path forward. We urge parties to work quickly to establish a government and Assembly to serve all citizens and address pressing challenges.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 16, 2021