Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e lidershipit në koordinimin e donatorëve dhe konsultimet e gjera me palët e përfshira në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Kosnett ka thënë se poashtu se është diskutuar edhe rëndësinë e një shërbimi civil jopolitik.
“Në takimin e sotëm me Besnik Bislimin u diskutua rëndësia e udhëheqjes në koordinimin e donatorëve. Konsultimet e gjera me palët e përfshira në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe vlerën e një shërbimi civil profesional apolitik. Bashkë ne mundemi”, ka shkruar Kosnett.
At today’s meeting with @BislimiBesnik, discussed the importance of leadership in donor coordination; broad consultation with stakeholders in the EU-led Dialogue process; and the value of an apolitical, professional civil service. #TogetherWeCan
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 30, 2021