Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett gjatë një interviste, ka folur për shuarjen e Task-Forcës për korrupsion nga kryeministri Hoti.
Ai këtë vendim të Hotit e ka quajtur si një vendim të gabuar.
“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi Task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo Task-forcë do të ishte diçka normale”, ka thënë Kosnett.