×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: Mos u brengosni, s’ka shkëmbim të territoreve

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet është shprehur se çështja e  shkëmbimit të territoreve ishte shumë e diskutueshme në kohën kur Trump ishte president i Amerikës, por nuk do t’i detyrojnë kosovarët ta pranojnë një marrëveshje për të cilën nuk janë të gatshëm ta pranojnë.

    Në një intervistë për Gazeta Blic ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës as në administratën e Donalt Trump nuk e kanë mbështetur këtë ide dhe ajo që e thonin ishte se, ShBA nuk e ndiqnin në mënyrë aktive këtë çështje dhe thamë se nëse populloi i Kosovës dhe i Serbisë arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshinte ndonjë rregullim të kufirit ne nuk do ta refuzonim atë.
    Sipas Kossnet disa njerëz e kanë interpretuar se kjo do të thotë se e përkrahnin shkëmbimin e territoreve, por që Qeveria amerikane nuk e përkrahë këtë ide dhe e kanë thënë vazhdimisht.
    “Sa ishte administrata e Trump-it në pushtet, natyrisht kjo ishte çështje shumë e nxehtë dhe ajo që thonim atëherë ishte se Shtetet e Bashkuara nuk ndiqnin në mënyrë aktive shkëmbimin e territorit dhe thamë se nëse populli, jo vetëm qeveria, por populli i Kosovës dhe i Serbisë arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshinte ndonjë rregullim të kufirit, ne nuk do ta refuzonim atë menjëherë. Disa njerëz e kanë interpretuar këtë se kjo do të thotë që e përkrahnim shkëmbimin e territorit. Nuk e përkrahnim atë dhe administrata e Trump-it e ka thënë këtë vazhdimisht. Dëshiroj t’ua përkujtoj se kur z. Hoti dhe presidenti Vuçiq shkuan në Uashington, kishte njerëz që frikësoheshin që amerikanët do t’ua prezantonin një ‘çështje të gatshme’ me ndonjë plan që disi do të përfshinte shkëmbim të territorit. Dhe ne thamë që kjo nuk do të ndodhte dhe nuk ndodhi. Ne vazhdimisht kemi thënë, edhe unë kam thënë vazhdimisht që Shtetet e Bashkuara nuk do të mundohen të shtyjnë përpara një marrëveshje të papranueshme për popullin e Kosovës. E nëse administrata e Trump-it nuk e ka bërë këtë, askush nuk duhet të mendojë që administrata e Biden-it do të detyronte diçka mbi popullin e Kosovës”.
    Ambasadori Kossnet u shpreh i bindur se kjo temë nuk është shqetësuese.
    “Po, por ka çështje më relevante për të menduar përkitazi me atë se si t’i përmirësojmë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thjeshtë nuk e shoh shkëmbimin e territorit si çështje shqetësuese tani. E kuptoj pse ka qenë çështje në të kaluarën, por mendoj se nuk ka nevojë të brengoseni për të tani”,Philipp Kosnett.
    Ai tha se kjo çështje shihet që është e papranueshme për popullin e Kosovës por që mendon se ka çështje më relevante se kjo.
    “Po përpiqem të shpjegoj më hollësisht. E kam thënë edhe më parë, nuk shoh asnjë arsye që të pres se do të ketë shkëmbim të territorit sepse duket qartazi e papranueshme për popullin e Kosovës. Dhe njerëzit vazhdojnë të pyesin për këtë dhe mendoj se ka çështje më relevante…”, u shpreh ambasadori amerikan. (Gazeta Blic)

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.