×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett me porosi të qartë për Kurtin: Mos vendosni tani reciprocitet me Serbinë

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se nuk do të ishte konstruktive tani që Kosova të vendosë masat e reciprocitetit.

    “Pikëpamja jonë është se tani nuk do të ishte konstruktive që Kosova të vendosë reciprocitetin. A ka Kosova ka të drejtë ligjore si vend sovran për ta bërë këtë, do të thosha ‘po’. Por, qeveria gjithashtu ka thënë se dëshiron të ketë qasje të kujdesshme për zhvillimin e strategjisë për dialog, që duan të flasin me partnerët e tyre ndërkombëtarë, si dhe me hisedarët brenda vendit dhe të hartojnë një qasje të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse. Mendoj se kjo ka kuptim. Pra, duhet të bëhet dallimi në mes të asaj që qeveria e Kosovës thotë se kemi të drejtë, mund të vendosim hapa të caktuar dhe thënies se do ta bëjmë këtë menjëherë. Mendoj se qeveria ka treguar qëndrim konstruktiv duke dëshiruar që të planifikojë dhe të bëjë përpjekje për hartimin e qasjes së saj. Jo vetëm të ngutet në një drejtim të caktuar. Prandaj, në këtë kuptim, mendoj se është e drejtë të themi se Kosova tashmë ka hyrë në procesin e dialogut. Dhe shpresoj se sa më shpejt do të ketë takime me Serbinë në Bruksel duke e kuptuar se nuk mund të mbyllet çdo gjë me një takim të vetëm, është proces”, ka thënë Kosnett.

    Kosnett në Klan Kosova, i ka thënë Qeverisë Kurti 2 që të mos ngutet dhe të vendosë reciprocitetin me Serbinë tani.

    “Mos i vendosni tani. I merrni parasysh përderisa e zhvilloni strategjinë e përgjithshme. Çka do të më bënte më të lumtur – jo vetëm mua, por çka do të bënte edhe qeverinë time më të lumtur do të ishte nëse vendet tjera që kanë vendosur pengesa të thonë: E dini, nuk duam të hyjmë në luftë tarifore ku gjithnjë e më shumë vëmë presion mbi të gjithë qytetarët tanë, do të dëshironim që të gjithë të shkojnë në drejtim më pozitiv”, ka shtuar ai./Front Online

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve në mes të koordinatores së VV-së, Dejona...
    Lajme15 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Pejë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. “Pejë/13.10.2024 –...
    Front TV15 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në një deklaratë për media ka folur për çështjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.