Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Philip Kosnett, në një konferencë virtuale me gazetarë të mediave kosovare, i ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhjen me publikimin e dosjeve dhe arrestimet nga Gjykata Speciale.
Kosnett ka thënë se është pozicion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Specialja të lejohet të punojë pa osbstruksione.
Por, ai ka thënë se pavarësisht këtyre zhvillimeve nuk pret telashe që mund të shkaktohen nga kundërshtimi që po bëhet në Kosovë, raporton express
Kosnett në këtë bisedë me gazetarë ka folur edhe rreth temave tjera siç është marrëveshja e Washingtonit, dialogu me Serbinë, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri.