×
  • Lajme
  • Lajme

    Korridore të reja ajrore të vendosura mbi Kosovën me mbështetjen e NATO-s

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Linjat ajrore civile tani mund të përdorin korridore të reja ajrore jug-perëndimore në hapësirën ajrore mbi Kosovën, një arritje kjo e rëndësishme në normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën, e cila është kryer me mbështetje përmes procesit të NATO-s për Normalizimin e Aviacionit në Ballkan.

    Në një komunikatë për media të NATO-s thuhet se një gjë e tillë do të ndihmojë përmirësimin e ndjeshëm të trafikut ajror civil drejt dhe nga aeroporti i Prishtinës me përfitime të shumta duke përfshirë udhëtime më të shpejta, konsum më të ulët të karburantit dhe ndotje të zvogëluar.

    NATO ka mbështetur procesin e normalizimit të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovën që nga viti 1999, duke udhëhequr Takimet e Normalizimeve të Aviacionit në Ballkan.

    Këto takime marrin pjesë rregullisht nga përfaqësues të vendeve Aleate, autoritete të navigimit ajror, autoritete ushtarake kombëtare dhe organizata përkatëse ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit dhe EUROCONTROL.

    Hapësira e sipërme ajrore mbi Kosovën u rihap më 2014, falë kontributeve të ofruara nga Hungaria dhe rolit të ofruesit të shërbimit të saj të Navigacionit Ajror HUNGAROCONTROL) i cili mori përsipër përgjegjësinë për të kontrolluar fluturimet në lartësi mbi 21.000 metra.

    Në vitet e fundit, NATO përmes Takimeve të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan ka lehtësuar zyrtarizimin e një marrëveshje kornizë midis KFOR dhe Islandës.

    Agjencia e Sigurisë së Transportit të Islandës (ICETRA) tani po vepron si një Funksion i Mbikëqyrjes së Sigurisë në mbështetje të komandantit të KFOR-it, i cili mban autoritetin kryesor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovën. Ai kryen shqyrtimin e të gjitha zgjidhjeve teknike që lejojnë krijimin e rrugëve të reja të drejtpërdrejta, në hapësirën e ulët ajrore, midis Prishtinës dhe qyteteve të tjera.

    Përmes kontributit të Agjencisë Islandeze të Sigurisë së Transportit, marrëveshjet teknike janë nënshkruar gjithashtu ndërmjet Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror Shqiptar (Albcontrol) dhe Ofruesit të Shërbimit të Navigacionit Ajror në Prishtinë (ASHNA), për krijimin e linjave të reja të drejtpërdrejta për në Prishtinë përmes Shqipërisë.

    Kjo lejon linja më të shkurtër për linjat ajrore që vijnë nga veriu, me përfitime nga koha dhe kursimet e karburantit dhe ndotje më të ulët të ajrit, përfundon komunikata e NATO-s.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.