×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Korporata Energjetike e Kosovës nxjerrë nga operimi njësinë B-2

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nxjerrë nga operimi njësinë B-2, raporton Front Online.

    Sipas njoftimit thuhet që njësia B-2  është nxjerrë nga operimi për shkak të rritjes së shpenzimeve të ujit në këtë njësi, ndërsa si pasojë e kësaj Termokosi do të ketë mungesë të energjisë termike

     

    Njoftimi i plotë:

     

    Sqarim: KEK nxjerrë nga operimi njësinë B-2

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se në KEK nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Në fakt, KEK-u ka pasur një problem teknik në vetëm një njësi e cila pritet të zgjidhet shumë shpejt.

    Në këtë drejtim ju njoftojmë se në mëngjesin e sotëm, rreth orës 05 :00, si pasaojë e rritjes së shpenzimit të ujit në njesinë B-2, kjo njësi është nxjerrë nga operimi. Tutje, ekipet e ekspertëve të KEK-ut menjëherë janë mobilizuar dhe janë duke dhënë maksimumin për të sanuar rrjedhjen e ujit dhe kthimin e kësaj njesie në punë gjatë ditës së nesërme, si pasojë deri nesër edhe Termokosi do të ketë mungesë të energjisë termike.

    Për më tepër, në vazhdën e bashkëpunimit që këmi më Korporatën Energjetike Shqipëtare për shkëmbimin e energjisë elektrike, KEK-u menjëherë ka siguruar nga KESH-i gjysmën e energjisë (100 megawat) e cila është dashtë të prodhohet nga kjo njesi. Ndërkohë që pjesa tjetër e konsumit duhet të sigurohet nga kompania përgjegjëse për furnizimin e qytetarëve me këtë produkt.

    Me respect,

    Departamenti për Marrëdhënie
    me Publikun dhe Komunitete
    KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.