×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Koronavirusi i ri arrin edhe në Kinë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Kina e ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit. Personi i infektuar është një grua 23 vjeçe që erdhi nga Britania në Shangai më 14 dhjetor.

    Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë tha se ky rast paraqet kërcënim me potencial të madh për përpjekjet e shtetit për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së virusit.

    Varianti i ri i koronavirusit, për të cilin ekspertët thonë se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar, ka bërë që shumë shtete t’i vendosin kufizime në udhëtime personave që vijnë nga Britania. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kina.

    Autoritetet kineze thanë se pacientja e prekur nga varianti i ri është hospitalizuar pas arritjes në aeroport për shkak se shfaqi pasoja të lehta, shkruan Daily Mail.Gruaja tha se ka dalur për të vrapuar në një park pa e vendosur maskën dhe e ka hequr atë në aeroport gjatë pritjes.Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve ia ka analizuar dhe ia ka përcjellë kontaktet gruas së infektuar. Ndryshe, Kina më 24 dhjetor i ndaloi për afat të pacaktuar udhëtimet nga Britania dhe drejt Britanisë nga 24 dhjetori.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.