×
  • Lajme
  • Lajme

    Kopjimet e sofistikuara në testin për patentë shofer në Prishtinë, 2 kandidatë përfundojnë në prangat e policisë

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Sot në Qendrën për Patentë Shofer që ndodhet afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, monitoruesit e testimeve në kuadër të grupit inspektues, të formuar me udhëzimin adminisrativ të Ministrisës së Punëve të Brendshme dhe Infrastrukturës kanë hasur në një mënyrë të re të manipulimit me testime për patentë shoferë.

    Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se ky grup inspektues ka hasur në dy persona të cilët kishin të vendosur në vesh pajisje të posaçme për komunikim nga distanca, të cilat ua kanë mundësuar komunikimin me persona nga jashtë, nga ku ua kanë diktuar kandidatëve përgjigjet e sakta për testin teorik të kategorisë C.

    Këto burime bëjnë të ditur se kandidati i parë  K..M. (emër i njohur për redaksinë) i cili kishte përfunduar përgatitjen në autoshkollën “Instruktori” u has me këtë pajisje nga monitoruesit gjatë procesit të testimit teorik rreth orës 11:10.

    Në po të njëjtën sallë, 15 minuta më vonë, rreth orës 11:25, burimet tregojnë se një kandidati tjetër me iniciale A.F. (emër i njohur për redaksinë) i është gjetur një pajisje e njëjtë në jakne.

    Të dy kandidatët janë arrestuar dhe ka filluar hetimi për personat që i kanë pajisur ata me atë pajisje dhe ua kanë diktuar përgjigjet nga distanca.

    Gazeta Sinjali mëson se përveç prokurorit, me rastin në fjalë është informuar edhe Njësia e Krimeve Ekonomike dhe nga hetimet e para del se personat që e kanë organizuar këtë manipulim me teste janë nga autoshkolla.

    Burimet brenda policisë kanë bërë të ditur se njëri nga kandidatët ka pranuar se ka paguar deri në 800 euro autoshkollën për t’ia treguar përgjigjet dhe për ta pajisur me pajisjet e sofistikuara për kopjim.

     

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për rastin e sulmit terrorist...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për çmimin “M100 Media Award” me të cilin u nderua...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.