Ferrari ka përgatitur një kopje të zvogëluar të modelit Testa Rossa 250 të vitit 1957, e cila nuk është legalizuar për rrugët publike.
Është një kopje e quajtur Ferrari Testa Rossa J, dhe u krijua në bashkëpunim me The Little Car Company, e cila gjithashtu bëri Bugatti Baby II vitin e kaluar.
Në vend të motorit V12 si në makinën origjinale, kopja Ferrari Testa Rossa J mundësohet nga një motor elektrik.
Trupi është bërë prej alumini, dhe ka karrige lëkure, timon Nardi, frena disk, rrota 12 inç, goma Pirelli, si dhe katër mënyra drejtimi (në modalitetin Sport dhe Gara, shpejtësia maksimale është 60 km/h). Seria është e kufizuar në vetëm 299 kopje, dhe secila kushton 93,000 euro./FrontOnline/